Libri Kryqi dhe Krimi

Libri KRYQI DHE KRIMI Ky libër rrëfen një histori të vërtetë dhe frymëzuese për jetën, vdekjen dhe mrekullitë që kanë ndodhur në rrugët e Nju-Jorkut.

Libri KRYQI DHE KRIMI

Ky libër rrëfen një histori të vërtetë dhe frymëzuese për jetën, vdekjen dhe mrekullitë që kanë ndodhur në rrugët e Nju-Jorkut.

Bandat e adoleshentëve ishin bërë të papërballueshme. Ato i kishin shpallur luftë policisë dhe situata dukej jashtë kontrollit. Vrasjet ishin diçka më se e zakonshme. Droga përdorej sheshit. Në mes të gjithë kësaj tabloje, një predikues me emrin David Wilkerson ndërmerr hapa të jashtëzakonshëm besimi vetëm me dy armë në duar: Biblën dhe mesazhin e dashurisë së Perëndisë.

Mrekullitë filluan të ndodhnin qysh prej fillimit të këtij udhëtimi të gjatë. Ky vendim për t’u predikuar bandave, i cili në fillim dukej si gabimi më i madh i jetës së Davidit, do të shndërrohej në një histori rrëqethëse, e cila ka ndryshuar dhe frymëzuar jetën e miliona njerëzve.

Një histori inkurajuese besimi, që tregon se çfarë është në gjendje të bëjë Perëndia përmes një njeriu, që është i gatshëm t’i shërbejë Atij me dashuri.

 

E gjeni falas te Teen Challenge Albania

Email: info@teenchallnge.al

09/10/2017

Zie ook

Teen Challenge Albania, varësitë nga droga dhe substanca të tjera
09/10/2017
Jezusi erdhi për ty
16/10/2017
Substancat me të cilat abuzohet
17/01/2018