Substancat me të cilat abuzohet

Substancat me të cilat abuzohet

Substancat me të cilat abuzohet

Opioidet/ opiatet

Heroina, morfina, kodeina, hidrokodoni, oksikodoni, metadoni, fentanyli etj.

Crregullimet që shkatojnë :

  • abuzim
  • intoksikacion
  • varësi
  • tërheqje (abstinencë)
  • çrregullime të humorit dhe gjëndjes emocionale
  • çrregullim të gjumit
  • çrregullim funksional në mardhëniet seksuale
  • çrregullime psikotike shoqëruar me deluzione dhe halucinacione.

Rrugët e marrjes

Heroina, morfina, fentanyli zakonisht injektohen. Heroina mund të thithet ose të tërhiqet nga hunda, po ashtu fentanyli mund të merret nëpërmjet patch-eve që ngjiten në lëkurë.

Kodeina, hidrokodoni, oksikodoni merren zakonisht nga goja.

Shenjat dhe simptomat e intoksikimit nga opioidet

Fizike: dremitje, përgjumje, depresion respirator, zvogëlim i bebeve të syrit, të përziera, zgjerim i enëve të gjakut i shfaqur me skuqje, i folur i parregullt.

Psikologjike: gjykim jo i saktë, prishje e funksioneve sociale, eufori, dëmtim i vëmendjes, dëmtim i kujtesës.

17/01/2018

Zie ook

Libri Kryqi dhe Krimi
09/10/2017
Jezusi erdhi për ty
16/10/2017
Teen Challenge Albania, varësitë nga droga dhe substanca të tjera
09/10/2017