Who we are

Teen Challenge Albania

Teen Challenge Albania e filloi shërbesën e saj në rrugët e Tiranës në fillim të vitit 2015.

Droga dhe varësi të tjera që kontrollojnë jetën mbajnë në robëri ndër vite mijëra të rinj. Por Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për çdo individ në vendin tonë.

Më 25 dhjetor 2015 nisën takimet e para në Shtëpinë e Kafes (Coffee House), një vend ku mikpritet dhe ndihmohet çdo person në nevoja të tilla të veçanta. Kjo shërbesë zhvillohet në bashkëpunim me kishat lokale dhe partnerë të tjerë në vend. 

Misioni ynë është: të ndihmojmë njerëzit të bëhen të shëndetshëm mendërisht, të ekuilibruar emocionalisht, të përshtatur me shoqërinë, të shëndetshëm fizikisht dhe të gjallë shpirtërisht.

Ka shpresë për çdo person që vuan dhe lëngon, pasi Jezus Krishti është Shpresa jonë e Gjallë.

Libri Kryqi dhe Krimi

Libri KRYQI DHE KRIMI Ky libër rrëfen një histori të vërtetë dhe frymëzuese për jetën, vdekjen dhe mrekullitë që kanë ndodhur në rrugët e Nju-Jorkut.

Teen Challenge Albania, varësitë nga droga dhe substanca të tjera

Teen Challenge Albania e filloi shërbesën e saj në rrugët e Tiranës në fillim të vitit 2015